Lajme

Panik total nga koronavirusi në Itali, dalin të tjera pamje dramatike nga boshatisja e supermarketeve

Pas dy vik timave që u regjistruan nga koronavirusi gjatë orëve të fundit në Itali, autoritetet në vendin fqinj janë vënë në alarm.

Frika nga koronavirusi ka shkaktuar panik dhe kaos në Itali te mijëra qytetarë.

Pak më parë, një emigrant shqiptar në Itali dërgoi një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihej se si produktet ushqimore ishin boshatisur nëpër supermarkete.

Ai tha se njerëzit janë izoluar nga frika prej koronavirusit.
Së fundmi, ai ka dërguar të tjera pamje nga një tjetër supermarket në qytetin Cremona të rajonit të Lombardisë.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, në banakun e ushqimeve të freskëta nuk gjen më asnjë produkt, pasi janë blerë të gjitha.

Ai shkruan:
Pershendetje JOQ! Ja edhe nje tjeter supermercato po ne Cremona. Panik total ne Itali.”
Deri më tani, mediat italiane raportojnë se numri i të prekurve në vend ka shkuar në 58, nga të cilat 46 në rajonin e Lombardisë dhe 12 të tjerë në Veneto.

Ditën e djeshme nd ërroi je të një i moshuar 77-vjeç në spitalin e Padovas, ndërsa sot h umbi je tën nga koronavirusi një 27-vjeçare nga Lombardia.

Në këto dy rajone janë mbyllur një pjesë e mirë e shkollave, bizneseve dhe institucioneve publike.

1 Comment

1 Comment

  1. Rastrear Celular

    April 4, 2024 at 6:45 pm

    As razões mais comuns para a infidelidade entre casais são a infidelidade e a falta de confiança. Em uma época sem telefones celulares ou internet, questões de desconfiança e deslealdade eram menos problemáticas do que são hoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top