Frika nga koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri. Italia është së fundmi vendi i cili po përballet me shifra të larta të numrit të të prekurëve.
Lidhur me këtë, në aeroportin e Rinasit janë shtuar masat për kontrollin nga virusi vde kjeprurës.
Shefi i inspektimit në Rinas ka dhënë lajmin se prej sot të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia u matet temperatura. Mjeku Harshova sqaroi se në aeroport është krijuar një korridor, ku intervistohen pasagjerët dhe u matet temperatura. Numri i personelit mjekësor në Rinas është shtuar por se deri më tani nuk ka pasur asnjë person me temperaturë apo simptoma gripi.
Ai shprehet:
U dyfishua numri i personelit mjekësore. Sot janë kontrolluar të gjitha linjat e Genovas dhe Italisë. Iu mat temperatura dhe u lanë të lirë. Kemi krijuar një korridor dhe pasagjerët futen një nga një dhe u matet temperatura me lazer. Siguria në areoport kas qënë gjithmonë. Stafi ka qënë 24 më 24. I vetmi ndryshim është tani që matet temperatura e pasagjerëve. Pasagjerëve nga Italia u matet të gjithëve temperatura. Besoj se do t’ua masim të gjithë të tjerëve. Asnjë nuk ka pasur me temperaturë. I këshillojmë për autokarantinim. Në rast se do kemi ndonjë rast kemi një rast të dyshuar kemi një dhomë dhe më pas do të telefonojmë 127.
Suivre Téléphone
April 4, 2024 at 6:15 pm
Afin de dissiper complètement vos doutes, vous pouvez savoir si votre mari vous trompe dans la vraie vie de plusieurs manières et évaluer les preuves spécifiques dont vous disposez avant de soupçonner que l’autre personne vous trompe.