Lajme

Frika nga koronavirusi, flet mjekja e Infektivit: Mos pështyni dhe mos lëshoni qyrrat kudo

Frika nga koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lidhur me këtë situatë ka folur edhe shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Përmes një deklarate ajo konfirmoi se nuk kemi asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, ajo tha se kujdesi higjenosanitar është tepër i rëndësishëm.

Bino deklaroi:

Me rëndësi është të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Këto janë rregullat kryesore të higjenës. Mos të përshtyjmë dhe lëshojmë qyrrat tona anembanë.
Bino tha se koronavirusi përhapet njësoj si virusi i gripit, me spërkla, por ka një vd ekshmëri më të lartë se virusi i gripit. Ajo gjithashtu u shpreh se për çdo shqetësim të telefonohet 127.

Bino shtoi:

Simpomat janë të ngjashme me gripin, me rëndësi është historia e udhëtimeve. Nuk duhen neglizhuar shenjat, të kontaktojnë menjëherë 127. Simptomat kryesore lidhen me problemet e frymëmarrjes. Por nuk duhet të dyndeni nëpër urgjenca. Kontaktoni në telefon me mjekun e familjes, te 127.

1 Comment

1 Comment

  1. Rastrear Teléfono Celular

    April 4, 2024 at 5:45 pm

    Es muy difícil leer los correos electrónicos de otras personas en la computadora sin conocer la contraseña. Pero a pesar de que Gmail tiene alta seguridad, la gente sabe cómo piratear secretamente una cuenta de Gmail. Compartiremos algunos artículos sobre cómo descifrar Gmail, piratear cualquier cuenta de Gmail en secreto sin saber una palabra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top