Lajme

Flet vajza e audios për Koronavirusin: Duan të jap deklaratë për Fake News

Vajza e cila përhapi një audio në ‘’Whatsapp’’, ku thoshte se në Shqipëri janë 12 të infektuar me koronavirus ka reaguar.

Ajo kërkon që kjo audio të fshihet pasi i janë hapur shumë probleme. Kujtojmë këtu se për këtë reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë, nga e cila informacioni u quajt i rremë.

Vajza kërkon që audio të fshihet dhe mos të shpëndahet më sepse e kanë thirrur dhe në polici. Në materialin e publikuar nga ‘’Report Tv’’ thuhet:

Është bërë problem i madh. Ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni.‘‘
Sjellim në kujtesë se në audion e parë vajza duke cituar vjehrrën e motrës së saj thotë se mbi 12 raste janë regjistruar vetëm këtë javë në vendin tonë, por se po fshihet.

Ajo thoshte në audion e parë:

Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit.

1 Comment

1 Comment

  1. Phone Tracker Free

    April 4, 2024 at 3:09 pm

    Now that many people are using smart phones, we can consider mobile phone positioning through wireless networks or base stations.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top