Koronavirusi po kërcënon mbarë botën. Deri më tani, në të gjithë botën virusi vde kjeprurës kinez ka shkaktuar 2628 vik tima, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 79,718.
Koronavirusi ka shkaktuar panik dhe frikë edhe në shtetin fqinj, Itali, ku deri më tani janë regjistruar 7 vik tima dhe janë raportuar mbi 200 të prekur.
Së fundmi, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom, ka paralajmëruar të gjitha shtetet se duhet të përgatiten për shndërrimin e koronavirusit në pandemi.
Adhanom pranoi se rritja e shpejtë e numrit të rasteve të COVID-19 në Iran, Itali dhe Korenë e Juigut gjatë 24 orëve të fundit, është tejet shqetësuese.
Ai u bëri kërkesë të gjithë vendeve të botës që të marrin masa për pandeminë që pritet të shkaktojë koronavirusi.
Shefi i OBSH-së tha:
Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme nga koronavirusi.
Deklarata e tij u bë gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, pasi OBSH deklaroi disa orë më parë se koronavirusi nuk mund të konsiderohet ende një pandemi.
Adhanom vijoi më tej:
Ka shumë spekulime nëse shpërthimi i koronavirusit përbën një pandemi. Për momentin, nuk jemi dëshmitarë të përhapjes globale të pakontrolluar të këtij virusi dhe nuk jemi dëshmitarë të një virussi me një shkallë të gjerë vde kjesh. Megjithatë, rritja e numrit të të prekurve është mjaft shqetësuese. Unë kam folur vazhdimisht për nevojën për fakte. Deri më tani, bazuar në faktet që disponojmë, nuk kemi të bëjmë me një pandemi. Tani është koha që të gjithë vendet, komunitetet, familjet dhe individët të jenë të përgatitur për një pandemi të mundshme.
Profesori Paul Hunter, një specialist i sëmu ndjes infektive në Universitetin e Anglisë Lindore, paralajmëroi se shpërthimi i rasteve të reja të koronavirusit po shkon drejt pandemisë.
Shkencëtarët thonë se 97% e rasteve me koronavirus janë raportuar në Kinë. Virusi vde kjeprurës shkakton pneumoni. Sipas ekspertëve më të rrezikuar nga koronavirusi janë të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët dhe të prekur nga sëm undje kronike.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Rastrear Celular
April 4, 2024 at 7:24 am
A compatibilidade do software de rastreamento móvel é muito boa e é compatível com quase todos os dispositivos Android e iOS. Depois de instalar o software de rastreamento no telefone de destino, você pode ver o histórico de chamadas do telefone, mensagens de conversa, fotos, vídeos, rastrear a localização GPS do dispositivo, ligar o microfone do telefone e registrar a localização ao redor.