Një histori e trishtë azili. Nëna ribashkohet me djalin, vite më pas
Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, solli emocione të forta edhe në këtë nisje të edicionit të dytë. Pas Gersit dhe shokëve të tij, në studion e “Top Channel” u shfaq një nënë 75-vjeçare, e cila kërkonte të ritakonte të birin, pas 7 vitesh.
orgji Bincani, jeton në azil prej vitit 2010 dhe shkak për këtë u bënë konfliktet me nusen e djalit. Që prej asaj kohe, ajo nuk i sheh më, asnjërin prej tyre, as të birin e as nipërit.
“Dua të të bëj të lumtur” bëri të mundur ritakimin e nënë Jorgjisë me të birin Nikon, i cili mbeti pa fjalë për ballë portretit të së ëmës, që kish pranuar të hidhte gjithçka pas krahëve, vetëm që të mos humbiste kontaktet me djalin.
Krah Nikos, u ul me kërkesë të nënë Jorgjisë edhe nusja, e cila shpërtheu në lot dhe kërkoi falje për ato çfarë kishin kaluar, me justifikimin se asokohe ajo po vuante prej depresionit post-partum (paslindje).
Asnjë nuk i përmbajti dot lotët, kur mbesa e nënë Jorgjisë nisi të qarën me ngashërim, për gjyshen që s’e shihte prej vitesh.
Në fund të programit, familja u bashkua, por megjithatë nënë Jorgjia do të vazhdojë të jetojë në azil, e vetmja gjë që ajo kërkon është të mos harrohet nga familja e saj.
Track phone
February 10, 2024 at 1:27 pm
Mobile Phone Monitoring App – hidden tracking app that secretly records location, SMS, call audio, WhatsApp, Facebook, Viber, camera, internet activity. Monitor everything that happens in mobile phone, and track phone anytime, anywhere. https://www.mycellspy.com/