Greqia konfirmoi rastin e saj të parë të COVID-19.
Ministria greke e shëndetësisë tha se personi i infektuar është një grua 38-vjeçare në Selanik, e cila kohët e fundit kishte udhëtuar në Itali.
Rasti grek vjen pasi Zvicra, Austria, Kroacia dhe Spanja konfirmuan rastet e tyre të para dje.
Ministria Franceze e Shëndetësisë njoftoi sot se një burrë vendas 60 vjeç kishte vde kur gjatë natës.
Më parë, një turist 80-vjeçar kinez kishte vde kur në Paris.
Ndërkohë, një pacient i COVID-19 është në gjendje kritike në Gjermani dhe autoritetet në Austri vendosën në izolim një kompleks pallatesh në qytetin jugor të Bad Kleinkirchheim.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara aktualisht është rreth 81,000, dhe ndërsa shumica e tyre janë në territorin e Kinës, grupimet vazhdojnë të rriten jashtë vendit, duke nxitur shqetësime globale dhe një paralajmërim nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) se vendet duhet të veprojnë “për të parandaluar një pandemi të mundshme.”
Burimi: euronews.com Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania
Track phone
February 10, 2024 at 2:25 pm
Mobile Phone Monitoring App – hidden tracking app that secretly records location, SMS, call audio, WhatsApp, Facebook, Viber, camera, internet activity. Monitor everything that happens in mobile phone, and track phone anytime, anywhere.