Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për përhapjen e koronavirusit në vendet jashtë Kinës.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom tha në një konferencë të martën në Gjenevë se koronavirusi po përhapet më shpejtë në vendet jashtë Kinës.
Ai tha:
Numri i rasteve të reja të raportuara jashtë Kinës ka tejkaluar numrin e rasteve të reja në Kinë për herë të parë.
Numri i vik timave nga koronavirusi jashtë Kinës ka shkuar në 50, 12 prej të cilëve në Itali, dy në Francë dhe 19 në Iran.
Ditën e djeshme u raportuan rastet e para të koronavirusit në Austri, Kroaci dhe Zvicër, ndërsa sot në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu sot është konfirmuar edhe rasti i parë i koronavirusit në Brazil.
Phone Tracker Free
February 11, 2024 at 5:42 am
MyCellSpy is a powerful app for remote real – Time monitoring of Android phones.