Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një mesazh të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar.
Denoncuesi pretendon se tre persona që janë kthyer nga Milona për në Rinas dyshohet se janë me koronavirus, dhe janë dërguar në Sanatorium.
Sipas tij, nëse ata rezultojnë pozitiv, ekziston rreziku që mund të kenë infektuar edhe pasagjerët e tjerë.
Qytetari shprehet se asnjë person tjetër nuk është marrë për t’u ekzaminuar përveç tyre.
Ai shton se po pritet përfundimi i Kongresit të PS për të nisur ekzaminimet.
Denoncimi i plotë:
Denoncon qendrimin kri minal te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise ndaj futjes se Koronavirusit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktorr. Ju drejtohem per te denoncuar deshtimin total te shtetit Shqiptar ne masat ne lidhje me CoronaVirus sot jan ndaluar ne Rinas 3 pasagjere nga milano te dyshohet te infektuar te cilet jane derguar ne sanatrium dhe rrjedhoje eshte infektuar komplet kush ka qene ne avion me to ,por asnje tjeter nuk eshte marre per tu ekzaminuar vec tyre si rrjedhoje rrezikohet nje perhapje e menjehershme ne tirane nga pasagjeret e tjere .Thuhet se keta presin qe te mbarojne kongresin fhe te shpallin por ky eshte nje kri m i vertet anonim te lutem!