Lajme

Berati, qyteti Shqiptar i cili u shpall i dyti si qyteti me i bukur ne bote

Gjithmone ju kemi informuar dhe vazhdimisht lexojme mbi qytetet më të bukura në botë, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë. Por ndryshe nga heret e tjera kësaj here sugjerimet tona drejtohen nga Shqipëria jonë e bukur, e më saktë Berati.

Gjithmone ju kemi informuar dhe vazhdimisht lexojme mbi qytetet më të bukura në botë, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë. Por ndryshe nga heret e tjera kësaj here sugjerimet tona drejtohen nga Shqipëria jonë e bukur, e më saktë Berati.

Duke bërë një përshkrim te Beratit, agjenzia japoneze JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.

Rrugicat e shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur dhe shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres.

Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512), Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827), si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje.” Burimi: Shkoder.info

1 Comment

1 Comment

  1. baldur's gate ios

    June 16, 2023 at 5:27 pm

    Reading your article helped me a lot and I agree with you. But I still have some doubts, can you clarify for me? I’ll keep an eye out for your answers.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top