Lajme

‘Jam gjallë prej jush’, nëna që luf ton me tu morin surprizon 3 vajzat në emision

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur”, ishte Ermira, nënë e tre vajzave e cila kishte kaluar një kalvar të madh vuajtjesh. Ermira rrëfeu se ishte martuar me mblesëri dhe se me kalimin e kohës kishte kuptuar që ish-bashkëshorti i saj pinte shpesh dhe ishte i dhunshëm.

Ajo kishte vazhduar martesën për shkak të 3 vajzave që kishte sjellë në jetë. Ermira gjithashtu ishte diagnostikuar me tu mor në kokë dhe i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por edhe pas gjendjes së saj, ish-bashkëshorti nuk kishte ndryshuar sjellje.

Nën presionin e të afërmve ai kishte vendosur që të divorcohej. 3 vajzat i kishin qëndruar pranë Ermirës dhe i kishin dhënë forcë për të përballuar sëmundjen. Ajo i kishte ftuar në program Gridën, Ersën dhe Kiarën për t’i falenderuar dhe për t’iu shprehur dashurinë.

“Ju jeni arsyeja që jam akoma gjallë. Do më keni gjithmonë pranë dhe dijeni se ju dua shumë!”, tha Ermira.

Burimi: top-channel.tv

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top