Lajme

British Airways anulon fluturimet për shkak të koronavirusit, përfshihet edhe Shqipëria

British Airways dhe Ryanair kanë anuluar me qindra fluturime mes Britanisë së Madhe dhe një pjese të Evropës dhe SH.B.A. për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Anulimet e British Airways përfshijnë udhëtimet mes Heathrow dhe Italisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Gjermanisë, Irlandës dhe Zvicrës, plus JFK të Nju Jorkut.

Linja ajrore gjithashtu ka anuluar fluturimet edhe me Shqipërinë.

Mësohet se ndryshimet e këtyre orareve, si rezultat i shpërthimit të koronavirusit do të mund të shikohen midis datave 16 dhe 28 Mars.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha:

Ne do të kontaktojmë klientët për fluturimet e anuluara, në mënyrë që të diskutojmë opsionet e tyre të udhëtimit, duke përfshirë edhe ri-rezervimin për transportuesit e tjerë kur është e mundur, rimbursimet e plota ose prenotimet me British Airways për një datë të mëvonshme të udhëtimit. Konsumatorët gjithashtu mund të gjejnë informacionin dhe opsionet më të fundit në BA.com.
Ryanair po zvogëlon frekuencat në disa rrugë deri në 25%, veçanërisht duke prekur fluturimet drejt dhe nga Italia.

Burimi: Skynews | Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA

2 Comments

2 Comments

  1. gate io

    February 8, 2023 at 6:22 pm

    Your article helped me a lot, thanks for the information. I also like your blog theme, can you tell me how you did it?

  2. LUCKY COLA

    August 14, 2024 at 12:33 pm

    Epic rewards await – Will you claim them Lucky Cola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top