Leximi

Doni te keni jastek te bardhe si bora, atehere ju duhet te ndiqni keto rregulla teper te thjeshta

Keni blerë jastëkë të bardhë të rehatshëm për shtratin tuaj dhe pas disa kohësh shihni se janë zverdhur dhe nd.otur? Kemi zgjidhjen e duhur për jastëkë si të rinj. Në këtë mënyrë do të keni përsëri jastëkë të bardhë.

Në rast se jastëkët tuaj janë zverdhur

Nuk ka asgjë më relaksuese se sa të mbështesësh kokën mbi një jastëk të pastër e të bardhë. Për fat të keq, jastëkët e bardhë zverdhen shpejt. Kjo ndodh sepse kur flemë dje.rsitim shumë dhe një pjesë e madhe e djersës përfundon në biankeritë e shtratit duke i zverdhur në pak kohë, ashtu siç ndodh me jakën e një këmishe të bardhë e cila në fund të ditës është e zverdhur.

Në rast se janë të nd.otur

Sigurisht që edhe lëkura jonë ndikonë në nd.otjen dhe zverdhjen e jastëkëve. S’keni pse të harxhoni para në lavandare, kur i keni në shtëpinë tuaj përbërësit e duhur për higjienizimin e tyre. Mbani shënim:

Ju duhen:

250 ml detergjent i lëngshëm.

Detergjenti që përodorni zakonisht për të bardhat.

125 ml uthull e bardhë.

150—200 gr sodë bikarbonat.

Përgatitja:

Përzieni përbërësit në një tas së bashku me 700 ml ujë të ngrohtë. Vendoseni këtë përzierje në lavatriçe, në kutinë e larësit dhe bëni një proces larjeje me 30-40 gradë. Më pas nxirrini jastëkët dhe thajini. Ata do të shkëlqejnë përsëri nga bardhësia.

Këtë përzierje mund ta përdorni edhe për tipe të tjera njollash në rrobat e bardha, për shembull tek xhupat, çarçafët e peshqirët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top