Një lajm i bukur dhe i shumëpritur vjen nga këngëtarja shumë e dashur për publikun e që këngët e saj janë hite, Leonora Jakupi. E ftuar në emisionin “N’Kosovë show”, Leonora ka deklaruar se këtë vit do martohet.
Kur moderatori Shpëtim Desku e pyeti Leonorën nëse ka ndërmend të bëhet nuse, këngëtarja u përgjigj: “E kam ndërmend normalisht” dhe shtoi se kjo do ndodhë në 2020-ën.
“Vërtet?”, e pyeti moderatori i habitur nga deklarata e këngëtares. “Po, kismet”, u përgjigj Leonora duke mos zbuluar më shumë./Xing.al