Lajme

“Kushtet” e femrave, vajza ‘leksion’ meshkujve: Ju mbyllni në shtëpi atë që doni dhe vraponi pas k*rvave

Mesazhi i një vajze nga Tirana në redaksinë e JOQ Albania, e cila listonte në një letër 12 kriteret që duhej të plotësosheshin sipas saj, për t’u marrë seriozisht nga meshkujt, u shoqërua me debate dhe reagime të shumta, ku vërshuan qindra komente, kryesisht djem të indinjuar nga “materializmi” i femrave.

Po ashtu, mbërritën edhe mesazhe të shumta, kryesisht nga djem, të cilët theksonin se dashuria nuk vjen nga paratë dhe gjërat materiale.

Kjo temë ka hapur një debat të gjerë në faqen e JOQ Albania, ndërsa së fundmi ka mbërritur edhe mesazhi i një vajze të revoltuar nga djemtë.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet se janë vetë meshkujt shkaku kryesor që femrat vendosin “kushte” ndaj tyre.

Vajza shprehet se fajtorë i “degradimit” të vajzave, janë ata meshkuj që kanë në krah dikë prej disa vitesh dhe mundohet ta mbyllin në shtëpi atë, për të shkuar tek femrat “e përdala”.

Ajo akuzon meshkujt se ata janë shkaktarët kryesorë të prishjeve të marrëdhënieve disa-vjeçare.

Mesazhdërguesja justifikon në një farë mënyre “sjelljen e vajzave që kanë kushte”, duke u shprehur se kjo vjen si pasojë e degradimit të meshkujve.

Ajo ka dhe një këshillë për të gjithë meshkujt, ku iu drejtohet me fjalët:

Meshkuj të dashur, të gjitha femrat janë njësoj, mos tradhtoni! Vlerësoni atë që keni në krah, nëse nuk përqëndroheni dot tek një femër, lerëni atë të lirë, dikush tjetër do ta dojë shumë.”
Mesazhi i plotë:

Mirmbrema JOQ. Po e shkruj ket sms duke marr shkas nga letrat e vajzave, me “kushtet” qe kan. A nuk e kan menduar ndonjeher pse femrat kan arritur ne ket pik?! Sepse faj eshte i atyre meshkujve,qe kan dike perkrah ne disa vite..Mundohen ta mbyllin ate qe duan ne shtepi dhe duke shkuar tek ato qe i quajn ku.rva! Ku.rva nuk duan per shpi,po me ku.rva po prishin mardheniet disavjecare. Dhe femrat duke par se sa plera jan ber meshkujt,mendojn te perfitojn dhe jo thjesht te humbin kohen kot.Meshkuj te dashur te gjitha femrat jan njesoj,mos tradhtoni!Vlersoni ate qe keni ne krah,nese nuk perqendroheni vetem ne nje,Leje te lir femren tende dikush tjeter do ta doj me shum. Keshtuqe faj eshte i ktyre pseudo meshkujve qe femrat jan ber kshu.. ?

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top