Lajme

Pas ndarjes, Romeo heq nga trupi kujtimin më të bukur që kishte nga Jonida

Jonida dhe Romeo ishin një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe ky fakt i ktheu shumë shpejt edhe në më të komentuarit në media e rrjete sociale. Mirëpo viti 2020 nuk i gjeti bashkë Romeon dhe Jonidën e këtë e zbuloi vetë këngëtarja. Në dy emisionet e fundit ku ka qenë e ftuar, si në “Rreze dielli”, edhe tek “Shiko kush luan”, Jonida ka deklaruar se është beqare.

Këtë e vërtetoi edhe Romeo i cili shkoi në pushime i shoqëruar nga miq dhe jo me Jonidën.

Pas ndarjes, aktori duket se ka marrë edhe një vendim të rëndësishëm. Pak muaj më parë Romeo dhe Jonida bënë të dy tatuazhe në të njëjtën ditë. Tatuazhi që Romeo vizatoi u tha se ishte dedikim ndaj Jonidës, por ky kujtim nuk do të jetë më.

Aktori ka postuar një video në Instastory ku shfaqet duke bërë një tatuazh tjetër në të njëjtin vend ku kishte bërë tatuazhin për Jonidën./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top