Lajme

Prekëse/ ‘Dua një vend ku të bëj mësimet’, Fiks Fare bën me shtëpi të re vajzën e vogël

Një histori shumë prekëse është transmetuar mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare”. Në redaksinë e emisionit kishte mbërritur një ankesë nga një vajzë e vogël e cila kërkonte shtëpi pasi shtëpia në të cilën banonin po shembej e jetonin me frikën se do i zinte poshtë. Familja Gjini jeton në fshatin Këmishtaj të Lushnjës dhe përbëhet nga katër persona të cilët jetonin në një mjerim të tejskajshëm. Çatia e shtëpisë nga çasti në çast rrezikonte rënien, muret e çarë dhe si rrjedhojë të gjithë pjesëtarët flinin vetëm në një dhomë të ftohtë.

Kryefamiljari Mihali kishte pësuar një aksident, nga i cili ka vrarë këmbën dhe ecën me vështirësi, ndaj edhe nuk mund të punojë. Po ashtu edhe bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore të cilat e vështirësojnë edhe më shumë gjendjen në të cilën ata ndodhen. E zonja e shtëpisë tregoi se ata mbledhin kanaçe nga të cilat mund të fitojnë 10 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Ndihmë të madhe kemi edhe fqinjët përreth të cilët na sjellin ushqime se ndryshe nuk mund t’ia dalim dot”, tregoi ajo. Por ajo që e ndjen më shumë skamjen është më e vogla e shtëpisë, vajza 13 vjeçare, nxënëse e shkëlqyer në mësime.

“Unë fle ende me mamin dhe babin. Më vjen turp kur më pyesin shoqet ku e ke shtëpinë”, tregon 13 vjeçarja e përlotur.

Prej 9 muajsh familjes i ishte ndërprerë edhe ndihma ekonomike prej 53 mijë lekësh të vjetra. Gazetarët e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Divjakë dhe e zgjidhën edhe këtë çështje. Familja Gjini falenderoi Fiks Fare pasi falë tyre u bë e mundur reagimi i Bashkisë Divjakë dhe më në fund atyre do i rikonstruktohet nga e para shtëpia. Gjatë kësaj kohe familjes Gjini iu sigurua edhe bonusi i qirasë deri në përfundimin e ndërtimit të shtëpisë.

Burimi: Topchannel

1 Comment

1 Comment

  1. najlepszy sklep

    April 15, 2024 at 9:16 pm

    Wow, superb blog structure! How lengthy have you ever been blogging for?
    you made blogging glance easy. The full glance
    of your site is excellent, let alone the content!
    You can see similar here ecommerce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top