Ditën e djeshme u mbajt në Gjilan ceremonia e riv.arrimit të dëshmorit Xhevat Qerimi. Ceremonia e riva.rrimit u krye nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në nder të dëshmorit, në teatrin e qytetit të Gjilanit është mbajtur akademia përkujtimore. Në këtë mënyrë është hapur zyrtarisht edicioni i sivjetmë i Manifestimit “Flaka e Janarit 2020”.
Para trupit të paje.të të Qerimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me bashkëshorten e tij, Myrvete Bajrami kanë bërë edhe homazhet. Mediat e Kosovës kanë kritikuar veshjen e bashkëshortes së kreut të bashkisë.
Sipas tyre bie në sy veshja e këngëtares dhe bashkëshortes së Hazirit, Myrvete Bajrami, e cila ka një dekolte mjaft bujare për ceremoninë dhe rastin. Kështu, kudo po përflitet se zonja e kryekomunarit ka thyer hapur kodin etik të veshjes në këto raste dhe askush nuk ka reaguar.