Lajme

Aureli viziton stadiumin ‘Air Albania’, takon nga afër legjendat e futbollit shqiptar

Mbrëmja e djeshme ka qenë padyshim e paharrueshme për vogëlushin Aurel, i cili u bë i njohur nga publiku shqiptar për heroizmin e treguar gjatë tërmetit të 26 Nëntorit. Ai u ho.dh nga një kat i lartë i ndërtesës ku banonte për të shpëtuar.

Aureli ka vizituar mbrëmë stadiumin ‘Air Albania’ dhe ka ndjekur nga afër ndeshjen që po zhvillohej. Vogëlushi ka takuar nga afër legjendat e futbollit shqiptar e mbi të gjitha ka siguruar fanellën e Igli Tares, me firmën e tij. Ai ka shkëmbyer batuta me të gjithë veteranët e kombëtares shqiptare. ‘Isha shumë i emocionuar që hyra te fusha, morëm disa bluza të bardha dhe lëshuam tollumbacet’, ka treguar Aureli. Po ashtu ai ka treguar dhe fotot e shkrepura gjatë mbrëmjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top