usi Igor Moroz njihet për videot e tij të shumtë që i ka në platformën Youtube, por kësaj radhe ai ka ardhur me diçka me të vërtetë të habitshme për të gjithë.
Moroz ka vendosur që makinën e tij Mercedez AMG G63 ta hedh nga helikopteri nga një lartësi e madhe.
Vlera e kësaj makina është pothuajse 150 mijë dollarë.
Por ajo që i ka habitur të gjithë është arsyetimi i tij, kur është pyetur se pse po e hedh nga helikopteri, ai është përgjigjur që i është mërzitur makina e tij që e ka blerë para dy viteve.
Siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, makina e tij shkatërrohet e tëra. /Telegrafi/