Getoari dhe Marina janë gati për t’u bërë prindër. Këtë e ka deklaruar vetë Getoari mbrëmjen e sotme i ftuar në “Shiko kush luan”, kur Luana e vendosi në siklet me pyetjen: “E dimë që je baba në skenë, por sot duam të dimë kur do bëhesh baba prej vërteti me motrën time?”
“Sa më shpejt të jetë e mundur”, u përgjigj Geti duke shtuar se ai dhe Marina janë gati për të sjellë në jetë një fëmijë e për t’u bërë një familje.