Guzhinieri i famshëm turk, Nusret Gokce është padyshim i preferuari i futbollistëve, teksa yje të shumtë kanë provuar biftekun e tij të famshëm.
I fundit ka qenë sul.muesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili ka shijuar një biftek që kushton 1200 euro dhe është i larë në ar.
Cikalleshi ka zgjedhur rrjetet sociale për të publikuar videon me “Salt Bae”, teksa ka provuar edhe ai vetë për të hedhur kripën në mënyrë të veçantë mbi biftek.
Pak a shumë, i njëjtë ishte ishte dhe rasti i Frank Riberi që provoi “biftekun e artë” e më pas ofendoi komentuesit që e kishin kritikuar, madje duke i sharë edhe me libër shtëpie…