Këngëtaret shqiptare, shumë të dashura për publikun: Nora dhe Era Istrefi, me 19 prill të 2019-ës sollën këngën e titulluar ‘Nuk e di’ që u kthye menjëherë në hit. Në një pjesë të klipit, motrat shfaqeshin të veshura bardhë e zi dhe me flokët e kapura gërshet.
Ky look i tyre është pëlqyer shumë nga grupi i repereve amerikane, City Girls. Në një fotosesion për “Billboard”, ato janë inspiruar nga look-u i motrave Istrefi: kostumet bardhë e zi dhe flokët gërshet. Nora dhe Era e kanë vënë re dhe kanë publikuar fotot e tyre në Instastory, duke u shprehur të lumtura që kanë shërbyer si inspirim për to.