Tre vite më parë u komentua shumë në media raporti mes Kreshës dhe Getoarit dhe shkak u bë një postim në rrjete sociale. U tha se Kresha me anë të këtij postimi thum bonte liderin e Babastars, Getoarin. “1 milion për 1 javë. No Banglladesh, no China, jo vota t’dekniv… qysh thotë vllau jem Singullar, hip hop me ngjyra t’gjalla”, shkruante Kresha.
Getoari ishte i ftuar në puntatën finale të “Shiko kush luan” dhe për herë të parë foli për Kreshën. Ndryshe nga herët e tjera ku reperët nuk i kursejnë diss-et ndaj njëri-tjetrit, Geti tregoi se me Kreshën nuk ka asgjë. Reperi u shpreh se Kresha është reper dhe tekstshkrues shumë i mirë, që ka i ka rezistuar kohës.
“Është reper shumë i mirë, tekstshkrues shumë i mirë. Është njëri prej artisëve që i ka rezistuar kohës”, u shpreh Geti.