Ushqime

Me vetem 6 kokrra aspirine dhe kos ju mund te hiqni njollat kafe nga fytyra, ja se si

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hor. monale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë.

Shumë femra vazhdojnë të mendojnë që këto njolla shfaqen vetëm tek nënat shtat. zëna, por është krejt e kundërta dhe nuk është aspak rastësi t’i vini re në fytyrat e grave dhe vajzave të ndryshme.

Por nga se shkaktohet ky pro. blem aspak estetik ? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e melaninës. Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës.

Nqs edhe ju jeni një ndër ato femra që ka njolla kafe në fytyrë dhe jeni lodhur duke provuar kremëra dhe trajtime jo të efektshme, maska e mëposhtme është ajo që ju duhet.

Përbërësit: 6 aspirina, 50 gr kos dhe 2 lugë gjelle mjaltë. Shtypni fillimisht aspirinat derisa të kthehen në trajtë pluhuri. Më pas bashkojini me kosin dhe mjaltin. Pasi të jetë formuar masa homogjene ruajeni në një vazo të vogël qelqi.

Lëreni kremin të lidhet mirë në temperaturë ambienti për 24 orë dhe më pas mund ta përdorni dy herë në ditë. Në mëngjes, përpara se të aplikoni kremin kundra diellit dhe në darkë para se të shkoni në shtrat.

Por cili është sekreti i kësaj maske? Acidi salicilik që gjindet tek aspirina njihet për efektin e tij anti-inflamator dhe anti-plakje. Ai vepron si analgjezik që heq njollat dhe papastërtitë e ndryshme që grumbullohen në sipërfaqen e fytyrës.

Kur acidi salicilik bashkohet me acidin laktik të kosit, që shquhet për efektin e tij zbardhues, rezultati është i mrekulleshëm: zbehje thuajse e plotë e njollave kafe. Trajtimi i mësipërm duhet përdorur të paktën tre herë në javë.

Mos pritni rezultate befasuese që në fillim, por vetëm pas muajit të parë të përdorimit. Sakaq mos harroni të përdorni kremin kundra diellit çdo ditë dhe jo vetëm në plazh, ushqehuni shëndetshëm dhe pini sa më shumë ujë.

1 Comment

1 Comment

  1. SnuseWetget

    January 1, 2024 at 9:48 pm

    https://chodalupso2.com/videos/webcam-par-lund-aur-boobs-ka-massage-video/ – 7K 09:21 95% Webcam par lund aur boobs ka massage video

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top