Lajme

Video që po bën xhiron e botës: Kryeparlamentari ushqen beben gjatë seancës

Po bën sot xhiron e rrjetit një video ku shfaqet Trevor Mallard duke ushqyer një bebe gjatë seancës në Parlamentin e Zelandës së Re.

Fëmija ishte i deputetit Tamati Coffey i cili e kishte e marrë vogëlushin me vete në parlament. Teksa Coffey po mbante fjalim, kryeparlamentari e mbajti bebin dhe e ushqeu.

Veprimi i Trevor Mallard u duartrokit nga të gjithë deputetët të cilët nuk ngurruan të bënin foto me vogëlushin 1-muajsh.

Pamjet i publikoi edhe vetë kryeparlamentari duke shkruar me humor se një VIP ia mori sot vendin.

“Zelanda e re, jeni një vend i vogël, por ju i jepni një mësim të madh botës”, shkroi një person në Twitter. “Gjëja më e bukur që kam parë”, shkroi një tjetër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top