Vogëlushi Alvin Berisha rrëmbeu zemrat e të gjithë shqiptarëve me historinë e hidhur të tij. Ai mundi të largohej nga kampi i ‘f er rit’ në Siri.
Kujtojmë këtu se në këtë kamp, ai shkoi më nënën e tij e cila nuk j eton më. Ajo shkoi në Siri dhe mori dhe të birin me vete.
Së fundmi babai i Alvinit ka thënë se ishte më fat që jeton në Itali sepse ndryshe nuk do ta kishte gjetur djalin e tij.
Po ashtu ai ka thënë se në kampin e Al Hol-it në Siri janë dhe 25 fëmijë të tjerë shqiptarë dhe se askush nuk ka bërë asgjë për ata. Në fjalën e tij, ai thotë se për ta nuk ka qoftë edhe një letër.
Ai ka thënë:
Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër, Nuk është interesuar fare. Unë kam kontakte me të gjithë ata të kampit. Askush nuk ka shkuar për ata fëmijë. Falë zotit unë jam në Itali dhe ata kanë bashkëpunuar me ata që kam dhënë unë. Shkuam në shtator. Ishte e pamundur sepse duhej një autoritet shqiptar që ta merrja Alvinin dhe unë u ktheva. I kërkova përsëri shtetit italian dhe u shpëtua Alvini. Falë Zotit qëllova në Itali. Unë kam çdo ditë kontakte me kampin Al Hol dhe ata thonë se shteti nuk ka bërë asnjë letër. Unë jam interesuar dhe i njoh shumë mirë ata dy fëmjët Dumani. Ata janë atje. Unë edhe sot kam folur me presidentin e kryqit të kuq ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë letër për 25 fëmijët shqiptarë që ndodhen atje.‘‘