Lajme

Shqipëria rrez ikon të mbetet pa krah pune/ Dy faktorët që po i detyrojnë të rinjtë të lënë vendin

Investorët gjermanë kanë shprehur shqetësimin se në Shqipëri është e vështirë të investosh, pasi mungon krahu i punës.

Pra pasojat e largimit në masë të të rinjëve kanë nisur të ndihen. Por cilët janë dy faktorët që po i detyrojnë të rinjtë shqiptarë të lënë vendin e tyre.

Sipas asaj që thuhet janë pagat e ulëta dhe kostot shumë të larta të jetesës.

Nga vendi janë larguar shumë të rinj, aq sa thuhet se nëse largimi i tyre vazhdon në këto norma vendi ynë rre zikon të mbetet fare pa krah pune.

Më së shumti të rinjtë shqiptarë duhet të largohen drejt Gjermanisë. Të dhënat e fundit që u publikuan nga INSTAT ishin akoma më shqetësuese sepse tregonin se nga Shqipëria po largohen edhe ata që paguhen shumë.

Kjo tregon se shqiptarët po ikin edhe prej politikave të këqija. Po ashtu ka shumë të rinj që thonë se po ikin nga vendi sepse nuk shikojnë më shpresë në Shqipëri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top