Një rast tr onditës mbërriti gjashtë ditë më parë në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Një djalë vetëm 18 vjeç, i quajtur Markelian Pjetri, kishte humbur prej shumë kohësh kontaktet me familjen në shtetin italian. Sipas dëshmisë nga një i afërm i tij, Markeliani, kishte shkuar në Francë në azil, e prej andej shkoi në Itali.
Ai tregoi se disa ditë më pas, 18-vjeçari u gjend nga një grua shqiptare, në gjendje shumë të rënduar, me krahët e shpuar nga d ro g ërat e forta. Pas kësaj ai u çua në spital, por prej aty u largua, e prej asaj dite nuk dihej më asgjë për të.
Pas lajmit të publikuar nga JOQ ALBANIA, familjarët bëjnë me dije se Markeliani është gjetur. Ai ndodhet në një spital në Perugia, por është shëndoshë e mirë.
Nuk kanë munguar falënderimet nga familjarët, të cilët tashmë janë të lumtur që e kanë Markelianin, sërish pranë vetes.
I afërmi shkruan:
Mirdita te gjitheve,kam ber nje postim para disa ditesh per nje djal i cili kishte humbur kontaktet me familjaret e tij dhe ne te afermit,esht gjetur,esht shendosh e mir ne Perugia,ndodhet ne spital atje.Dy fjal shkurt,nese ata qe na drejtojn do ishin si keta vellezer e motra qe kontribuan ne gjetjen e ketij djali pa asnje lloj interesi apo show,Shqiperia do ishte nje parajse e vertet.JOQ per ju nuk di qfar te them shum gjate,jeni shtet brenda shtetit,i vetmi shtet qe na ndihmon pa kushte,pa taksa,dhe pa na rrjepur,ju bekofte zoti te gjitheve.Brenda mundesive postojeni.Me respekt F.T”