Lajme

“Shpirt, gëzuar”, Elvana Gjata publikon video me mashkullin mi sterioz për ditëlindje, i fërkon me gisht orët që shkëlqejnë (Video)

Këngëtarja Elvana Gjata ka bërë një urim për ditëlindje. Në një postim në Instastory, Gjata ka publikuar një video ku shihet krahu i një mashkulli i mbushur me ora të shtrenjta. Mbi video, Elvana shkruan urimin e ditëlindjes, duke e etiketuar edhe personin që ka festën përkatëse.

“Gëzuar ditëlindjen, je një shpirt i paparë dhe ka ardhur koha,”- shkruan këngëtarja duke shtuar edhe disa ikona me fytyra të qeshura, teksa fërkon me gisht orët që shkëlqejnë. Personi që ka etiketuar këngëtarja, nga postimet shihet se është një DJ, por nuk dime të themi çfarë i bën bashkë.

Për çfarë ka ardhur koha? Ndoshta Elvana po planifikon të sjellë në treg ndonjë bashkëpunim me personin në fjalë, apo ka diçka më personale me të riun që feston ditëlindjen? Elvana Gjata njihet si një person mjaft diskret, përsa i përket jetës së saj private. Ajo nuk ka publikuar asnjëherë një foto apo dedikim ndaj partnerit të saj, Ervin Matës. Lidhjen e dyshes, publiku e mori vesh, pasi Mata u përfshi në ngjarjenn e ndodhur në ish-Bllok, ngjarje e tetorit të vitit 2018.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top