Ditën e djeshme u n da nga je ta në moshën 59-vjeçari aktori i njohur, Xhevdet Ferri. Raportohet se ai u shua nga një sëm undje e pashërueshme.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme ka reaguar Bora Ferri, e bija e tij me një postim në rrjetin social ‘Facebook’. Ajo shkruan se dita e djeshme ishte më e zeza e jetës së saj dhe të mamit.
Bora përlot me shkrimin dedikuar babait por edhe publikut që e ka dashurin aktorin, ku thekson se familjes Ferri i është shuar drita e diellit mbi shtëpi.
Bora Ferri shkruan:
Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….
Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.
Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.
Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga je ta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje sem undje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!
Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.
Me shume mirenjohje e perzemersi…