Lajme

Preku zemrat e shqiptarëve, “Fundjavë Ndryshe” bën me shtëpi të re Rigertën e vogël

Rigerta Kurti ishte 10-vjeçarja e cila preku zemrat e gjithë shqiptarëve me historinë e saj. Së bashku me shtatë vëllezërit dhe motrat, fëmijëria e tyre ishte kthyer në një makth. Familja jetonte në kushte të mjerueshme në një shtëpi pa dritare, pa krevate, pa ushqime dhe të harruar nga të gjithë.

“Natë e ditë duke qarë”, drama e 10-vjeçares: Rre zikoj të mos eci dot

Rasti u publikua nga fondacioni “Fundjavë Ndryshe” i cili bëri me dije se veç nisjes së punës për rindërtimin e shtëpisë, do të kishte lajme të mira edhe për Rigertën. Vogëlushja ka pasur probleme me këmbën që kur kishte lindur. Por, mos pasja e mundësisë për ta trajtuar, ia kishte përke qësuar duke i vështirësuar edhe ecjen. Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari njoftoi se Rigerta menjëherë pas bërjes publike të rastit, ajo mori përkujdesjen e nevojshme mjekësore në një spital privat.

Ndërkohë, tashmë afro dy muaj më pas, familja Kurti ka hyrë edhe në shtëpinë e re. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka bërë me dije se banesa është bërë e mundur nga bashkëpunimi mes kompanisë “”Alb Chrome” dhe kontributit të gjithë shqiptarëve.

“Gëzim dhe shpresë !
E Gëzofsh shtëpinë e re Rogerta❤ Jemi shumë të lumtur që i dhamë fund vuajtjeve tua.
Faleminderit Kompanisë “Alb Chrome” dhe të gjithë Shqiptarëve anë e mbanë botës për kontributin e tyre.
Zoti ju bekoftë? “Bamirësia nuk të varfëron””

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top