Lajme

‘Gjërat nuk kanë qenë të lehta për ne’, Lori i bën urimin prekës Sarës për ditëlindje

Sara Hoxha feston sot ditëlindjen dhe mbush 24 vjeç. Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një urim nga e motra, Lori e cila ka vendosur ta urojë publikisht. Lori ka postuar disa foto të tyre bashkë gjatë pushimeve dhe ka bërë një dedikim prekës ku tregon se pa Sarën nuk do t’ia kishte dalë dot.

“Po kërkoja për një foto që ta postoja për ditëlindjen e saj dhe kuptova që ajo është në shumicën e fotove të mia, ashtu si në jetën reale. Asgjë në jetën time nuk është e sigurtë, por ajo është dhe duhet të festojë çdo ditë. Dua të gjithë ta dinë sa pafund mirënjohëse jam që e kam sepse nuk do vazhdoja dot pa të. Ne të dyja e dimë që gjërat nuk kanë qenë të lehta, por ajo sigurohet që unë të mos i kaloj gjërat vetëm. Ajo kujdeset shumë për mua dhe i bën njerëzit të ndihen special duke i bërë të qeshin ose duke qenë e sinqertë. Ajo është mami më e mirë për vogëlushët e saj dhe njëkohësisht gjen kohën të organizojë udhëtimet e mia sepse të tregohem e sinqertë, unë jam e humbur patë. Shpresoj të mos kaloj asnjë ditë të jetës pa ty Sara. Shijo një tjetër vit të mrekullueshëm. Mezi pres të festojmë sonte dhe gjithmonë”, shkruan Lori.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top