Një aks ident pa të lënduar në njerëz ka ndodhur pak ditë më parë në Elbasan. Pamjet e aks identit janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi, ku shihet qartë se si një qytetar ka shpëtuar për mrekulli.
Videoja është dërguar nga vetë qytetari që ka shpëtuar, i cili shprehet se jetëgjati nuk bëhet kurrë jetëshkurtër.
Në pamje duket se si një makinë, e cila vjen me shpejtësi, përplaset me makinën e parkuar buzë rrugës, shoferi i të cilës ishte gati duke hyrë brenda. Për pak centimetra, drejtuesi i mjetit është hedhur dhe fatmirësisht ka shpëtuar.
Ai bën thirrje se kurrë nuk duhet lëvizur me shpejtësi dhe falenderon zotin për jetën e dytë.
Qytetari shkruan:
Mirdita do tju dergoj nje vidio vetem dua te te them se jeta gjat nuk behet kurr e shkuter dhe doja ti thoja shoferve mos e qujni veten kurr pilota se per dit po ikin j ete njerzish me keto lloj shpetesije . Per te shit pordh dhe ma rrin je t njezish..falenderoj zotin qe shpetova per 5 sekonda qe jam gjall sot. Videoja eshte bere e Elbasan.”
Po hynte në makinën e tij, shoferi nga Elbasani shpëton mrekullisht nga aksidenti i papritur on Vidnews.