Lajme

Rrugët e mbushura plot ngricë, si paraqitet situata në veri të Shqipërisë

Moti i ftohtë ka sjellë reshje të shumta dëbore në vend, sidomos në veri të Shqipërisë. Madje, kalimi i automjeteve është vështirësuar herë pas herë si pasojë e ngricës, duke sjellë problematika në qarkullim.

Sot Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se si është gjendja e akseve Kukës – Fushë Arrëz dhe Fushë Arrëz – Pukë. Me anë të një njoftimi, mësohet se qarkullimi po vijon normalisht.

Këto dy akse njihet ndryshe si mjaft problematike, pasi dëbora vështirëson akoma edhe më shumë qarkullimin. Mesa duket, rrugët janë pastruar dhe drejtuesit e automjeteve mund të udhëtojnë të qetë dhe të sigurt.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top