Lajme

Njihuni me burrin që e ndjek mbrapa një ‘ushtri’ prej 5000 rosakësh

Burri që shihni në videon më poshtë ka një ‘ushtri’ prej 5000 rosakësh.
Me mijëra rosakë të vegjël duken teksa ndjekin të zotin e tyre në një pellg të madh me ujë në Jieyang, Kinë.

Të gjithë së bashku ata formuan një varg të madh ngjyrë të verdhë që ndiqte ‘liderin’, i cili lundronte bashkë me ta.

Të vegjlit e rosave janë parë shpesh të ndjekin lloje të ndryshme kafshës/shpendësh që nuk janë nënat e tyre.
Kjo pasi, duke vepruar me instinkt, ato ndjekin krijesën e parë që u del përpara kur hapin sytë, për këtë arsye mund të keni parë video të shumta në rrjet të rosave të vogla që ndjekin njerëz, mace, qen etj.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top