Është n da rë nga je ta njeriu më i shkurtër në botë.
Khagendra Thapa Magar nga Nepali, u shua në një spital në moshën 27-vjeç.
Njeriu më i shkurtër në botë që mund të shëtiste, siç verifikohet nga Guinness World Records (GWR), ka vd ekur në një spital në Nepal në moshën 27 vjeç.
27-vjeçari nga rrethi i Banglung-ut të Nepalit ishte vetëm 67.08 cm dhe kishte hyrë në librin e Rekordeve Guinness.
Vëllai i tij i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai vd iq të premten pas një bet eje me pneumoninë.
Magar u njoh si njeriu më i shkurtër në botë kur në vitin 2010, kur ai festoi ditëlindjen e 18-të, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete vendase dhe ndërkombëtare.
Në atë kohë, ai shprehej:
Unë nuk e konsideroj veten si një njeri të vogël. Unë jam një njeri i madh. Shpresoj se të kesh këtë titull më mundëson të marr një shtëpi të përshtatshme për mua dhe familjen time.”
27-vjeçari u vërejt për herë të parë kur ishte 14-vjeç nga një agjenci udhëtim. Më pas ai dërgohej në panaire lokale, ku fëmijët paguanin para për të bërë foto me të.