Përbërësit dhe përgatitja:
-
500 g oriz carnaroli
-
1 lt ujë
-
100 g gjalpë
-
1,6 g shafran
-
Kripë
-
100 g parmigiano
-
3 vezë
-
Nenexhik
-
500 g djathë manuri
Orizin e ziejmë me ujë, kripë , gjalpë dhe shafran. E ftohim në një tavë dhe më pas shtojmë djathin parmigiano, vezët e rrahura dhe nenexhikun. Formojmë brumin e qofteve, me duar pak të lagura marrim pak brumê, e hapim te pëllëmba e dorës e mbushim me djathin Manuri të thërmuar dhe e mbyllim me kujdes. I vendosim në tavë, i pjekim në furrë me temperaturë maksimale derisa të marrin ngjyrë.