Lajme

Largimi në masë i të rinjve dhe ulja e numrit të lindjeve, sociologu: Një shoqëri me flokë të thinjur

Largimi në masë i shqiptarëve nga vendi është kthyer në një problem shqetësues. Së fundmi në lidhje më këtë gjë ka folur edhe sociologu Gëzim Tushi.

Tushi është shprehur se në vendin tonë ka një rënie të popullsisë. Sipas tij për këtë ka dy faktorë, ulja e lindshmërisë dhe zgjerimi i emigracionit.

Më tej ai ka shtuar:

Ky projeksion është një lajm i keq dhe duhet vlerësuar nëpërmjet një procesi të një diagnostikimi të thellë të shkaqeve pse është kjo situatë që ka të bëjë me rrudhjen e popullsisë, plakjen e popullsisë, me rënien e lindshmërisë, me kalimin nga një shoqëri vitale në një shoqëri me flokë të thinjur. Unë besoj se nëse do ti përmbahemi një analize korrekte do të thosha që janë dy arsye kryesore që ndikojnë në këtë dukuri komplekse. E para rënia e dukshme e lindshmërisë në shoqërinë shqiptare dhe e dyta zgjerimi i emigracionit në sasi dhe intensitet.”
Po ashtu ai ka thënë se duhen politika të tjera sociale që kanë të bëjnë me të rinjtë, siç janë problemet e strehimit, të punësimit në mënyrë që të pakësohet fenomeni negativ i largimit të të rinjëve në masë nga vendi.

Duhet thënë se nëse largimi i të rinjve nga vendi vazhdon në këto ritme, Shqipëria rrezikon të mbetet pa krah pune.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top