Lajme

Alarmon qytetari: Kujdes, në Kosovë po shitet mishi i kalit për t’u bërë suxhuk

Në tregjet e kafshëve në Kosovë, një qytetar po pretendon se po shitet mish i kalit, i cili më pas po përpunohet për suxhuk.

Ai ka treguar se ka shitur edhe vetë kuaj të tillë, të cilët thotë se janë blerë më shumë nga mishtoret. Ferizajasi që po bën reklamë edhe në FB, thotë se i shet edhe kuajt e sëmurë për t’i ushqyer qentë, transmeton JOQ Kosova.

A.Z. po pretendon se kosovarët po hanë suxhuk i cili përveç mishit të lopës, po përbëhet edhe nga ai i kalit.
Ai ka thënë se ka kohë që në tregjet e kafshëve nëpër Kosovë, kuajt shiten për mish dhe për punë.

“Tregtarët që janë ma të moçëm punojnë me shumicë. Unë për veti nuk kam shitë bash për suxhuk, por ne i shesim në treg, me thënë ashiqare nuk shkojnë tinëz asnjë, ne i qesim në treg në Ferizaj, te vaga shkojnë i matin ka 70 centë me kile, në treg të Vitisë e në përgjithësi në krejt Kosovën. Në krejt tregjet e Kosovës, ku shiten kuajt, shiten edhe të punës edhe të mishit”, ka thënë ai.

A.Z. po thotë se kuajt që shiten nëpër tregjet e Kosovës vijnë ilegalisht nga Maqedonia.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top