Lajme

Parfume, telefona, Ylli Baka tregon ngacmimet dhe dhuratat që merr nga fansat në koncerte

Ylli Baka është shumë i angazhuar me koncerte dhe dasma brenda dhe jashtë vendit. Nga këto mbrëmje, këngëtari merr shumë dhurata nga fansat e sidomos në Amerikë e Australi. Kështu tregoi Ylli i ftuar në “Thumb on”, duke folur edhe për ngacmimet që i bëjnë.

Fatma Haxhialiu: Të ngacmojnë nëpër koncerte?

Ylli Baka: Edhe ngacmojnë ndonjëherë.

Fatma Haxhialiu: Dhe si reagon ti?

Ylli Baka: Unë kam një huq që nuk e heq dot. Si të gjithë artistët këndoj me sy mbyllur. E më thonë bëjmë një foto tjetër se s’ke dalë mirë. Njëra sjell lule, njëra sjell arush,. Të gjithë që udhëtojnë në Australi apo Amerikë nuk shpëton pa dhuratë. Të gjithë janë të malluar, dikush një parfum, dikush një telefon. Unë bëj nja 50 Cd kur iki jashtë. Shkruaj dedikime me respekt në fund Ylli.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top