Rey Manaj është zyrtarisht një futbollist i Barcelonës. Klubi katalanas ka zyrtarizuar sot pasdite transferimin e sulmuesit shqiptar.
Lushnjari i është bashkuar në mënyrë përfundimtare spanjollëve, pasi kartoni i tij është blerë nga klubi i famshëm bleugrana, i cili do ta bëjë atë pjesë të ekipit B.
Barcelona dhe Albacete kanë arritur një akord për transferimin e futbollistit 22 vjeçar, i cili do të firmosë deri më 30 qershor 2023.
Manaj do të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.
Lojtari ka kaluar testet e nevojshme mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën e tij të re në stadiumin “Johan Cruyff” në praninë e drejtorit përgjegjës të Barcelona B, Silvio Elias, si dhe sekretarit teknik të Barcelonës B, Hose Mari Bakero.
Vlera e transferimit nga Albacete është 700 mijë euro, plus 2 milionë euro në varësi të rendimentit gjatë këtyre tre viteve e gjysmë kontratë.
Lojtari do të mbajë fanellën me numrin 22”, shpjegonte Barcelona kushtet e kontratës së futbollistit.