Milani duket se ka lënë pas krizën dhe tashmë po rikthehet te rezultatet pozitive. Kuqezinjtë fituan të dielën me përmbysje brenda në shtëpi ndaj udineses 3-2 duke zhvilluar një super ndeshje.
Një ndihmë të madhe skuadrës po i jep edhe Zlatan Ibrahimovic. Suedezi ka shtuar entuzuazmin në radhët e Milanit dhe drejtuesit e klubit janë mjaft të kënaqur me të.
Së fundmi, klubi ka postuar në rrjetet sociale një video të shkurtër nga nxemja para ndeshjes të sulmuesit suedez.
Aty shfaqet Ibrahimoviç duke bërë një nga numrat e tij të zakonshëm me topin, përkuljen mbrapa dhe ringritjen pa u mbështetur në tokë.
Sipër shkruhet:
38 vjeç, nuk e bën askush”.
Ishte pikërisht ky mesazhi që shoqëronte videon nga kuqezinjtë, si përgjigje për të gjithë ata që kishin dyshuar se Ibra kishte shkuar në Itali për një “pension të artë”.