Mohamed Salah është sot një nga futbollistët më të mirë në botë. Gjithsesi, për të arritur deri këtu, ylli i Liverpoolit ka punuar jo pak.
Mjafton të shohim fizikun e tij para pak vitesh dhe do e kuptojmë menjëherë ndryshimin drastik që ka ndodhur me egjiptianin.
Ritualet e 27-vjeçarit përfshijnë shumë orë në palestër dhe joga.
Gjithçka u duk në ndeshjen e fundjavës që shkoi, sulmuesi egjiptian e festoi golin e 2-0 ndaj Manchester Unitedit në minutën e 93-të.
Ai hoqi fanellën dhe treguar edhe një herë se si është transformuar fiziku i tij nga vitet kur luante me Chelsean.