Lajme

I riu me “AMG” sfi don hapur Policinë e Lleshit, bën “drift” disa herë para komisariatit

Një video e pazakontë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania.
Siç shihet dhe në video, një i ri ka vendosur të sfidojë haptazi policinë e Lleshit, duke xhiruar gomat e makinës së tij luksoze para komisariatit nr.6 në Kombinat.
Makina tip “Mercedes AMG” bën disa herë “drift” para portës së komisariatit, pa e prishur aspak terezinë.

Ai është filmuar nga një tjetër person, i cili nis të qeshë me veprimit e të riut.
Pas disa çastesh, tek dera e komisariatit shfaqet një oficer policie, por nuk ka ndërhyrë.
Më pas, i riu largohet qetësisht dhe i pashqetësuar.

Ky veprim i të riut jo vetëm që ka rrez ikuar kalimtarët, por ka sfiduar haptaqzi autoritetin e Policisë së Shtetit.
Mesazhi i plotë
Pershendetje JOQ! Te rinjte e pasur te kryeqytetit tallen me Policine e Shtetit. Video eshte bere te komisariati i policise ne Tirane. Faleminderit!

I riu me “AMG” sfidon hapur Policinë e Lleshit, bën “drift” disa herë para komisariatit on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top