Leximi

Kjo është gjëja e parë që shikon i porsalinduri sapo vjen në jetë

Gjatë 2 javëve të para pas lindjes, bebet i kanë pothuajse gjithmonë sytë e mbyllura. Vetëm më pas fillojnë të tregojnë interes ndaj objekteve të mëdha. Fëmija adhuron të shikojë fytyrën e nënës si edhe gjoksin, si edhe objektet me forma të rrumbullakëta të cilat i japin ndjesinë e mirëqënies. Bebet e kanë në përgjithësi më të zhvilluar shqisën e prekjes dhe nuhatjes, dhe më pas do të përmendim shijimin, dëgjimin, duke bërë që shikimi të jetë shqisa më pak e zhvilluar.

Një bebe 2-3 muajshe fillon të shikojë edhe objekte në një distancë që i kalon 30 cm. Ai fillon të njohë shtëpinë e tij si edhe zhurmat. Në këtë periudhë tek fëmija mund të shfaqet një formë strabizmi, i cili është normal deri në muajin e 8-9.

Një bebe 6 muajshe, sistemi i shikimit në këtë moshë mund të krahasohet me atë të një të rrituri, por ndërtimi fiziologjik i syrit përfundon vetëm në moshën 12-vjeçare. Rreth muajit të 6-7 fëmija fillon të kuptojë se ajo që shihet mund të preket dhe merret në dorë, pra në këtë periudhë ai do të fillojë të luaj me lodrat e tij me muzikë, të cilat mund ta kishin bërë atë kurioz edhë më parë por nuk ka qënë në gjendje t’i kapë. Në këtë periudhë përpiquni ta stimuloni zhvillimin e shikimit të fëmijës duke përdorur sa më shumë lodra me ngjyra.

1 Comment

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top