Lajme

‘Fajin e kishin artistët, votim katastrof’, Fifit s’i del inati pas ‘Këngës Magjike’

Fifi konkurroi vitin e kaluar në “Këngën Magjike” me një këngë që u pëlqye shumë nga publiku. Kënga “Marova” ishte pretendente për fituese mirëpo Fifi nuk arriti ta merrte çmimin e parë.

E ftuar në emisionin “Treshat”, këngëtarja u shpreh se fajin për këtë e kishin artistët që nuk e votuan.

“Arditi s’ka faj që dola unë e dytë, artistët e kishin në dorë. Ata më votuan në mënyrën më katastrofike të mundshme. Nuk ishte votim i drejtë sepse kënga ime nuk isha për 0 pikë, as për 3, as për 4, as për 7. Unë nuk i dhashë as shkas se e këndova mirë”, tha Fifi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top