Pasditen e sotme u publikua videoja ku shihej qartë se si kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla bënte namin duke thithur kok ainë në një ambient publik. Jo vetëm kaq, por kur dolën imazhet, ai i mohoi pamjet duke thënë se nuk ishte ai.
“Video është e montuar. Po më sul mojnë politikisht”, tha Lefter Alla ditën e sotme.
Mirëpo, kush është Lefter Alla dhe cila është CV-a e tij?
Ai është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin e mësuesit e ka ushtruar shumë pak. Duhet thënë se CV-a e Allës lë shumë për të dëshiruar, madje shumë e vobektë. Më tutje, thuhet se ai ka dhënë mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë në periudhën 89-90 dhe në vitet e vështira 96-98 në 8 vjeçaren e Bulqizës, shkruan Abcnews.
Ndërkohë, më pas theksohet se prej 17 vitesh rresht, Lefter Alla ka qenë në krye të një kompanie në fushën minerare.
Me pak fjalë, nga mësues fizkulture në pronar miniere, e më pas kryebashkiak dhe tani del thithës kok ainë?
Një detaj që nuk duhet harruar është se tetorin e shkuar Policia arrestoi në Tiranë, djalin e Lefter Allës, shtetasin Enio Alla, 19 vjeç, pasi u kap me 5.2 gram kana bis.