Ajri në Tiranë sa vjen edhe përkeqësohet dhe për këtë janë koshientë të gjithë qytetarët. Ata shprehen se në kryeqytet shohin vetëm kulla dhe asgjë tjetër, por pemë nuk shikojnë asgjëkundi.
Edhe pse Erion Veliaj propagandon çdo ditë për mbledhje të shumta pemësh dhe shtim gjelbërimi, qytetarët kanë sërish pakënaqësi. Ekspertët shprehen për Ora News se pemët dhe hapësirat e gjelbërta pastrojnë një përqindje të vogël të kësaj ndotje.
“Me pemët që kemi aktualisht në Tiranë dhe më këtë sasi ndotje që vjen nga trafiku momentalisht është e papërballueshme që kjo ndotje të absorbohet në mënyrë natyrore”.
Ndërkohë, qytetarët shqiptarë thonë se përveç pemëve, ata nuk shohin as rrugë të rregulluara apo të shtruara.
Ja si shprehen ata:
Jo vetëm pemë që nuk shikon, por nuk shikon absolutisht as rrugë, as asfalt, as trotuare, asgjë.
Po ndërtohet, ça mbillet? Shiko si janë bërë kullat, nuk marrim dot frymë.