Lajme

Del nga SPAK/ Lefter Alla ia mbath prej gazetarëve, mezi thotë dy fjalë

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u përball me SPAK pasditen e sotme, ku i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me videoskandalin që u publikua ditën e djeshme. Sapo ka dalë nga SPAK, ai është përballur me gazetarët të cilët prisnin një deklaratë nga ana e tij.

Mirëpo, Alla ka vendosur ta ‘kyçë’ gojën, ku mezi tha dy fjalë.
“Do kemi kohë të bisedojmë herë tjetër. Nuk kam komente sot. Komentet i kam në prokurori. E ka në dorë drejtësia”, ishin fjalët e tij.

Nga ana tjetër edhe gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i pranishëm në SPAK, ku dha dëshminë e tij lidhur me publikimin e videos. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me ish-deputetin, Ervin Salianji, të cilin Lefter Alla tha se do e padisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top